Egjipti dyfishon epërsinë ndaj Argjentinës, goli i Mostafa Zicos tashmë i vlefshëm

Egjipti ka shënuar golin e dytë në ndeshjen kundër Argjentinës, duke dyfishuar epërsinë e tyre. Goli i dytë për “Faraonët” u realizua nga Mostafa Zico në minutën e 67-të të takimit.

Për sulmuesin Zico, ky gol është veçanërisht domethënës, pasi vjen pas një shënimi të anuluar më herët në ndeshje nga sistemi i rishikimit të videos (VAR). Këtë herë, goli u konfirmuua, duke çuar rezultatin provizor në 2-0 në favor të Egjiptit.