Rama njofton finalizimin e projektit rrugor në Veternik: Lidhja Rruga A – Emshir lehtëson trafikun në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se projekti i lidhjes rrugore në Veternik ka përfunduar.

Ky investim, sipas Ramës, do të krijojë një lidhje të re dhe të drejtpërdrejtë ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir. Kjo do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do të ulë ngarkesën e trafikut në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada.