Thibaut Courtois kërkon pushim, nuk do të luajë për Belgjikën për një vit
Portieri i Kombëtares belge, Thibaut Courtois, ka bërë një deklaratë befasuese pas eliminimit të ekipit nga Kupa e Botës.
Courtois theksoi se kishte nevojë për një periudhë pushimi dhe se nuk dëshiron të luajë për kombëtaren për një vit. Ai synon të rikthehet për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2028 dhe vetë turneun.
“Dua të pushoj për një vit pa asnjë ndeshje me Belgjikën. Më pas, synoj të marr pjesë në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2028 dhe në finalet e tij. Nuk e di nëse Federata Belge do të bjerë dakord me këtë”, ka deklaruar gardiani i Real Madridit.
Courtois foli edhe për një dëmtim që kishte pësuar gjatë një ndeshjeje të fundit, duke theksuar se nuk ishte serioz. Megjithatë, trajneri kishte vendosur ta largonte nga loja.
“Më ka ndodhur edhe në Madrid, ku isha i dëmtuar, por mendoja se mund të vazhdoja. Thjesht nuk mund ta largoja topin për një kohë të gjatë. Në portë, ndihesha gati për të vazhduar. Edhe pse ndieja dhimbje gjatë tre pritjeve në pjesën e dytë, trajneri vendosi se, nëse nuk do të isha në 100% të formës, duhej të largohesha. I respektoj plotësisht vendimet e tij”, shpjegoi Courtois.
/IndeksOnline/
