**Venezia, pas Albion Rrahmanit, afëron një tjetër sulmues**

Klubi italian i Venezias po vijon fushatën e përforcimeve për sezonin e ri. Pas firmosjes me sulmuesin kosovar, Albion Rrahmani, ekipi ka siguruar shërbimet e një tjetër lojtari në sulm, sipas raportimeve të IndeksOnline.

Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano, bën me dije se Venezia ka arritur marrëveshjen me klubin e Sevillas për transferimin e sulmuesit nigerian, Akor Adams.

Ky transferim i ka kushtuar klubit italian 16 milionë euro.

26-vjeçari zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Sevillan, ku shënoi 10 gola dhe kontribuoi me 3 asistime.

Dyshja Adams-Rrahmani pritet të formojë një repart sulmi me potencial në Serie A.