Ndërron jetë Pepe Legra, boksieri më i suksesshëm spanjoll
Pepe Legra, boksieri legjendar spanjoll me origjinë kubaneze dhe një prej më të suksesshmëve në historinë e këtij sporti, ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 90-vjeçare. Ish-kampioni vdiq në spitalin Gómez Ulla në Madrid.
Sipas raportimeve të mediave, ai ishte diagnostikuar kohët e fundit me një sëmundje të rëndë.
Legra njihet si një nga sportistët më të spikatur spanjollë. Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, ai zhvilloi 150 ndeshje profesionale, duke fituar shtatë tituj evropianë në kategorinë e peshave të lehta ndërmjet viteve 1967 dhe 1972. Përveç këtyre, ai triumfoi në dy kampionate botërore të WBC-së në të njëjtën kategori peshe, në vitin 1968.
Ai u tërhoq nga boksi profesional në vitin 1973 dhe që atëherë jetoi në Madrid, deri në momentin e ndarjes nga jeta.
