**Kupa e Botës 2026: Finalja me rregull të ri, pushimi mes pjesëve zgjatet në 30 minuta**
FIFA pritet të ndryshojë një nga rregulloret tradicionale të futbollit gjatë finales së Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet më 19 korrik.
Sipas raportimeve të “The Times”, pushimi i ndeshjes mes dy pjesëve, që normalisht zgjat 15 minuta sipas rregullave të futbollit, mund të zgjatet deri në 30 minuta. Lajmi është konfirmuar edhe nga IndeksOnline.
Ky vendim vjen si pasojë e planifikimit të një spektakli të madh artistik gjatë pushimit të ndeshjes, një model i frymëzuar nga shfaqjet e famshme të pushimit të finales së Super Bowl në Shtetet e Bashkuara.
FIFA e ka marrë këtë hap për t’i siguruar kohën e nevojshme performancave muzikore dhe organizimit teknik të spektaklit. Kjo masë vjen pavarësisht se Rregullat e Futbollit, të hartuara nga IFAB, përcaktojnë që pushimi i pjesës së parë nuk duhet të kalojë 15 minuta, përveç rasteve të veçanta të miratuara nga organizatorët e kompeticionit. (Burimi: IndeksOnline)
