FIFA prezanton topin e ri “Trionda” për fazën finale të Botërorit

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri të topit të Kampionatit Botëror, i pagëzuar me emrin “Trionda”.

Topi i ri shquhet për ngjyrën e tij të zezë, e cila shoqërohet me mbishkrime dhe detaje në ngjyrë ari.

“Trionda” e re do të përdoret në ndeshjet kyçe të fazës finale të kompeticionit, përfshirë dy gjysmëfinalet, ndeshjen për vendin e tretë, si dhe finalen e madhe të së dielës.

Ndërkohë, gjysmëfinalja e parë e turneut do të zhvillohet sonte, duke vënë përballë ekipet kombëtare të Francës dhe Spanjës, një përballje që nis në orën 21:00.