Botërori 2026, rekord absolut golash para finales
Kupa e Botës FIFA 2026 ka hyrë në histori ende pa u zhvilluar finalja e madhe. Me vetëm dy ndeshje të mbetura për t’u luajtur – finalen mes Spanjës dhe Argjentinës, si dhe duelin për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë – në këtë turne janë shënuar tashmë plot 297 gola. Kjo shifër tejkalon ndjeshëm çdo edicion të mëparshëm të Kampionatit Botëror.
Këta gola janë shënuar në 102 ndeshje të luajtura deri tani, duke arritur një mesatare mbresëlënëse prej 2.91 golash për ndeshje. Kjo e pozicionon Botërorin 2026 si një nga edicionet më spektakolare për nga efikasiteti sulmues.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Kupa e Botës ‘Katari 2022’, ku në 64 ndeshje u shënuan 172 gola. Ai shënonte numrin më të madh të golave në historinë e Kampionateve Botërore me formatin e 32 skuadrave.
Në listën e ndeshjeve më spektakolare, fitorja 7-1 e Gjermanisë ndaj Kurasao-s mbetet sfida me numrin më të madh të golave në këtë Botëror, me gjithsej 8 rrjeta të tundura.
Duke pasur parasysh finalen dhe ndeshjen për vendin e tretë që ende presin të zhvillohen, numri i golave pritet të rritet edhe më tej, duke e vulosur Botërorin 2026 si edicionin më të pasur me gola në historinë e këtij kompeticioni të madh.
*Burimi: IndeksOnline*
