Karriera e Jhon Duran mund të themi se është një e çmendur.
Kjo pasi që kolumbiani kompletoi lëvizjen e radhës, ku u zyrtarizua te Benfica në formë huazimi me të drejtë blerje.
Benfica, bëhet klubi i tij i katërt në 18 muaj teksa gjatë këtyre kohëve ishte pjesë e Al-Nassr, Fenerbahçes dhe së fundmi te Zenit St.Petersburg.
Mbetet të shihet se a do të mund ta kthejë formën e tij të dikurshme që e kishte te Aston Villa./IndeksOnline/
