Një aksident i rëndë trafiku ka rezultuar fatal mëngjesin e sotëm në Komoran, ku ka humbur jetën Rea Raka, një e re nga Kaçaniku.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, të cilat kanë ndërhyrë për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për të menaxhuar situatën.
