Polici nga Prizreni gjendet i pajetë në Kukës, dyshohet se i dha fund jetës
Këtë mëngjes, një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:25. Viktima është identifikuar si shtetasi Sh. H., banues në Prizren dhe punonjës i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës në këtë qytet.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me anë të një pistolete. Arma është sekuestruar si provë materiale.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit e viktimës, si dhe për të mbledhur çdo informacion tjetër që ndihmon në dokumentimin e plotë të rastit.
