Edmond Arllati, talenti 15-vjeçar i futbollit kosovar, po tërheq vëmendjen e klubeve ndërkombëtare.

Arllati, i cili aktualisht aktivizohet me klubet Pro Prishtina dhe Llapi, është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës në moshën e tij.

Sipas familjarëve të tij, talenti i ri ka ngjallur interesim nga disa klube jashtë Kosovës. Kjo përfshin oferta konkrete dhe ftesa për prova nga klube prestigjioze në Angli dhe Zvicër.

Trajneri i tij, Shkumbim Sopjani, po punon intensivisht me Arllatin për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të tij futbollistike.

Në moshën 15-vjeçare, Edmond Arllati ka si qëllim të thellojë progresin e tij dhe të ndërtojë një karrierë profesionale të suksesshme në botën e futbollit.