Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, disa të lënduar.

Disa protestues dhe efektivë policie u lënduan gjatë një proteste të dhunshme antiqeveritare të enjten paradite, pranë Kuvendit të Shqipërisë në Tiranë.

Policia kishte vendosur një perimetër të gjerë sigurie rreth Kuvendit, pasi protesta ishte paralajmëruar prej ditësh.

Pjesa më e madhe e deputetëve hynë në Kuvend nga hyrja anësore, ku u përballën me thirrjet e protestuesve si: “Nuk na përfaqësoni”, “Parlament i krimit”, “Poshtë qeveria” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.