Situata në pikat kufitare të Kosovës ka nisur e qetë në orët e para të mëngjesit, pa kolona të gjata apo pritje të konsiderueshme.

Sipas përditësimit më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), pritja më e gjatë është shënuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, ku koha e pritjes për kalim arrin deri në 10 minuta.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, kalimi po bëhet pa asnjë pritje, duke u mundësuar udhëtarëve një nisje të qetë të ditës.