**Dezinfektues natyral: Si ta përgatisni në shtëpi**

Që prej shfaqjes së koronavirusit dhe shpalljes së tij si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), është theksuar vazhdimisht rëndësia e larjes së duarve dhe shmangies së kontaktit të afërt me njerëzit, si masë mbrojtëse për veten dhe të tjerët.

Në rrethanat aktuale, gjetja e dezinfektuesve në dyqane dhe barnatore është bërë sfiduese. Për këtë arsye, ekzistojnë metoda të thjeshta për të përgatitur një dezinfektues natyral direkt në shtëpi.

**Përgatitja:**

Përbërësit:
* 500 ml ujë i zierë
* 10 lugë gjelle uthull
* 2 lugë sodë buke
* Lëngu i 1 ose 2 limonave

Përzieni të gjithë këta përbërës së bashku. Kështu do të përfitoni një dezinfektues natyral që mund ta përdorni për të pastruar mobiljet, tavolinën e punës, lodrat e fëmijëve, si dhe për higjienën e duarve.