Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar katër të akuzuarit në rastin e njohur si “Toka 2” me gjithsej 32 vjet burgim dhe 230 mijë euro gjoba, pasi i shpalli fajtorë për veprën penale “Krim i organizuar”.

Sipas vendimit të gjykatës, Mehmet Prishtina mori dënimin më të rëndë: 10 vjet burgim dhe 100 mijë euro gjobë. Dukagjin Emërllahu dhe Nexharije Hoti u dënuan secili me nga 8 vjet burgim. Përveç burgimit, Emërllahu do të paguajë një gjobë prej 80 mijë eurosh, ndërsa Hoti një gjobë prej 20 mijë eurosh. Ndërkaq, Avni Maxhuni mori 6 vjet burgim dhe një gjobë prej 30 mijë eurosh.

Gjykata, megjithatë, i liroi të akuzuarit nga akuza për veprën penale të “Shpëlarjes së parave”. (Raporton IndeksOnline)