Sulmuesi shqiptar Olti Hyseni është transferuar te Brøndby, ku ka firmosur kontratë deri në vitin 2031.

Me një vlerë prej 2.7 milionë eurosh, ky transferim është shitja më e shtrenjtë në historinë e Sønderjyske.

Hyseni luan si sulmues i majtë dhe llogaritet si një nga talentët më premtues në Danimarkë.

Djaloshi me prejardhje nga Kosova aktivizohet te grupmoshat U19 te Danimarka./Indeksonline/