Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Izraeli është “shumë i lumtur” me marrëveshjen e arritur nga Bordi i Paqes për çarmatosjen e plotë të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura palestineze në Gaza.
Gjatë një deklarimi për mediat, Trump tha se marrëveshja është rezultat i bashkëpunimit me Izraelin, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm për rajonin.
“Ne kemi mirëkuptim me Izraelin. Izraeli është shumë i lumtur me atë [marrëveshjen]. Izraeli na ndihmoi dhe kanë qenë shumë të mirë. A do të kalojë [marrëveshja] nëpër baticat e zbaticat e veta? Atje është një situatë shumë komplekse”, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti amerikan e përshkroi marrëveshjen si një hap të madh, duke theksuar se deri më tani pak kush kishte besuar se çarmatimi i Hamasit mund të bëhej realitet.
“Është hap i madh për Lindjen e Mesme dhe njerëzit janë vërtet të ngazëllyer dhe të befasuar me të [marrëveshjen]”, shtoi presidenti amerikan.
