**Vala e të Nxehtit Afrikan Përfshin Shqipërinë: Temperaturat Deri në 39 Gradë Celsius**
Dita e hënë do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe i qëndrueshëm në të gjithë vendin, si pasojë e ndikimit të masave ajrore të nxehta.
Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të ketë mot me diell, ndërsa në disa zona të brendshme dhe malore pritet prania e vranësirave kalimtare.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 16°C në zonat verilindore dhe malore, deri në 25°C në Tiranë. Ndërsa, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39°C, veçanërisht në qytetet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri në mesatar, pa shkaktuar probleme në zonat bregdetare apo ato të brendshme.
Burimi: /Tch/
