Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka kryer të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka pranuar kryerjen e veprës dhe më pas ka dorëzuar armën e zjarrit, bashkë me shtatë fishekë.
Me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është liruar, ndërsa çështja do të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
