Hoti: Deputetët të lexojnë me vëmendje betimin, përgjegjësi për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit
Ministri në detyrë i Punës, Familjes, Mbrojtjes Sociale dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare i Kosovës, Andin Hoti, u uroi deputetëve të rinj mandatin dhe theksoi se ata duhet të marrin përgjegjësinë për formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e Presidentit.
Para seancës konstituive të Kuvendit, Hoti deklaroi se deputetët duhet “të lexojnë me vëmendje betimin që do të japin”. Ai shpjegoi se kjo nënkupton marrjen e përgjegjësisë për formimin e institucioneve, në veçanti të qeverisë dhe Presidentit të Kosovës.
Lidhur me pyetjen nëse Albulena Haxhiu do të jetë e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Hoti u përgjigj shkurt, duke thënë: “Këtë nuk e di.”
