Ka nisur seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Seancën po e kryeson deputeti më i vjetër, Avni Dehari, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në hapje të seancës, ai uroi mirëseardhjen deputetëve dhe korpusit diplomatik të pranishëm. Dehari prezantoi rendin e ditës, duke theksuar se “në seancën konstituive nuk zhvillohet debat”.
