Shkëndija e Artim Pollozhanit ia doli të triumfonte me rezultatin 0-2 ndaj Vardarit në duelin e zhvilluar në Shkup, të vlefshëm për javën e dytë të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Kuqezinjtë nga Tetova iu falë dopietës së Tambas në minutat 52 dhe 76-të. I hedhur nga stoli në startin e pjesës së dytë, senegalezi Tamba arriti të shndërrohej në heroin e sfidës, duke i dhuruar fitoren e dytë tetovarëve.

Në fundin e sfidës nuk mungoi tensioni, teksa u regjistrua një përplasje masive mes lojtarëve dhe stafeve, por për fat të mirë situata nuk doli jashtë kontrollit dhe gjithçka u shua pa incidente.

Në duelin tjetër të ditës së sotme, Struga e Bledi Shkëmbit, nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në transfertë ndaj KF Skopje. Fillimisht ishte Maleski që shënoi për Strugën në minutën e 55-të, ndërkohë që Beovikj barazoi për KF Skopjen në minutën e 71-të.