Haradinaj përkujton dëshmorët e 9-10 gushtit 1998: Para jetës së tyre vendosën lirinë e Atdheut
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë gushtit të vitit 1998.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj evokoi kujtimin e Bekim Berishës-Abeja, Bedri Shalës, Elton Zherkës, Përmet Vulës dhe Jusuf Kelmendit, të cilët i cilësoi si shokë lufte dhe bashkëluftëtarë në shumë beteja.
Ai nderoi gjithashtu edhe Agim Bajramin, Xheladin Kurtajn dhe Besnik Beguncën, të cilët ranë heroikisht më 9 dhe 10 gusht 1998.
Në shkrimin e tij, Haradinaj theksoi: “Më 9 dhe 10 gusht, ranë në altarin e lirisë bijtë e kombit: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca. Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë, që para jetës së tyre vendosën lirinë e Atdheut të pushtuar. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre! Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”
