Anne Hathaway ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në tapetin e kuq, ku shtatzënia e aktores ishte dukshëm në qendër të vëmendjes.

43-vjeçarja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Adam Shulman, u shfaq me një kombinim të veçantë që ekspozonte barkun e rrumbullakosur.

Sipas mediave të huaja, Hathaway mori pjesë në premierën botërore të filmit të saj të ri, “The End of Oak Street”, në Kaliforni. Për këtë paraqitje, ajo zgjodhi një bluzë elegante në ngjyrë blu të hapur, me jakë të lartë dhe një detaj të gjatë në pjesën e pasme, ndërsa pjesa e brendshme e veshjes ishte në ngjyrë të kuqe.

Aktorja e kombinoi pjesën e sipërme me xhinse me bel të ulët dhe taka të kuqe, duke krijuar një stil që ndërthurte elementet elegante me ato më të përditshme.

Me flokët e mbledhur, vathë të gjatë dhe buzëkuq të kuq, Hathaway pozoi e buzëqeshur dhe e sigurt para fotografëve, ndërsa barku i saj i rrumbullakosur ishte plotësisht i dukshëm.

Paraqitja e saj mori reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Shumë fansa e përshkruan aktoren si rrezatuese dhe vlerësuan faktin që ajo e shfaqi shtatzëninë me vetëbesim.

Megjithatë, jo të gjithë u bindën nga zgjedhja e saj e veshjes. Disa përdorues kritikuan veçanërisht kombinimin e pjesës elegante të sipërme me xhinset me bel të ulët.

“Xhinset e bëjnë edhe më keq”, komentoi një përdorues, ndërsa një tjetër e cilësoi kombinimin si “jo të përshtatshëm”.

Pavarësisht komenteve të ndara, Hathaway nuk dukej aspak e ndikuar nga kritikat dhe vazhdoi të pozonte e buzëqeshur gjatë gjithë mbrëmjes.

Anne Hathaway është në pritje të fëmijës së saj të tretë me Adam Shulman, me të cilin është e martuar që nga viti 2012. Çifti janë tashmë prindër të dy djemve, Jonathan dhe Jack.

Aktorja e konfirmoi shtatzëninë në qershor përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku për herë të parë tregoi publikisht barkun e rrumbullakosur. /GazetaExpress/