Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se nesër do të zbatohet një kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Ky kufizim do të jetë në fuqi në autostrada nga ora 11:00 deri në 17:30, si pasojë e temperaturave të larta që priten të mbizotërojnë gjatë ditës.
Sipas njoftimit të ministrisë, masa u mor bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave për ditën e nesërme.
Megjithatë, këto automjete do të lejohen të qarkullojnë pa kufizime në rrugët nacionale, rajonale dhe ato lidhëse.
Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente, si dhe ato të institucioneve shëndetësore.
Ministria u bëri thirrje operatorëve ekonomikë dhe shoferëve të respektojnë masën e vendosur dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre sipas orarit të përcaktuar.
