**Flick pas fitores ndaj Atleticos: Martin nuk meritonte të kuqin, nuk më intereson Reali**

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, theksoi rëndësinë e fitores ndaj Atlético Madridit, duke shprehur optimizëm lidhur me gjendjen e lëndimeve të lojtarëve të tij.

Pas ndeshjes, Flick deklaroi për “Marca”: “Ne e kontrolluam ndeshjen dhe siguruam tre pikë jashtëzakonisht të rëndësishme.”

Lidhur me kartonin e kuq të Gerard Martinit, trajneri gjerman shtoi: “Ndërhyrja nuk e meritonte një karton të kuq. Sipas meje, Gerard preku topin dhe nuk pati asnjë faull.”

Sa i përket lëndimeve të Marc Bernal dhe Ronald Araújos, Flick u shpreh: “Duhet të presim deri nesër, por nuk duken shumë serioze.”

Ai vazhdoi analizën: “Luajtëm kundër një skuadre me një lojtar më pak dhe ata u mbrojtën mirë, por mendoj se ne e kontrolluam ndeshjen dhe u përpoqëm me ngulm të shënonim golin e dytë. Morëm tre pikët; nuk është e lehtë të luash këtu në një atmosferë kaq elektrizuese, dhe jam shumë i lumtur për këtë fitore.”

Për garën në La Liga, Flick theksoi: “Ne nuk merremi me skuadrat e tjera; në fund të fundit, duhet të fokusohemi te vetja dhe të bëjmë punën tonë. Ka gjëra që mund t’i përmirësojmë. Araújo ka pasur probleme fizike, ashtu si edhe Bernal, dhe shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze.”

Sa i përket rinovimit të kontratës së Robert Lewandowskit, trajneri u shpreh: “Është ende herët të flasim për momentin. Kemi ende tetë ndeshje në La Liga dhe duhet të jemi gati e të fokusohemi tek ato.”

Kur u pyet për çështje që lidhen me Real Madridin, Flick tha qartë: “Siç e dini, unë nuk merrem me skuadrat e tjera; fokusi im është vetëm te skuadra jonë. Ndeshja e parë pas pushimit të kombëtareve është gjithmonë e vështirë, dhe të martën kemi një tjetër përballje të fortë kundër Atlético-s. Jemi të lumtur, por pa teprime.”

/GazetaExpress/