Gjesti zbulon fragmente nga kënga e re
Pas suksesit të bashkëpunimit “Gasolina” me Dhurata Dorën, artisti Gjesti vijon me intensitet aktivitetin e tij muzikor. Përmes disa postimeve në “Instastory”, ai bëri të ditur se ka gati këngën e re. Për t’i mbajtur në pritje fansat e tij, ai shpërndau një fragment nga ky projekt, i cili lë përshtypjen e një hiti të mundshëm. Në audion e shkurtër, dëgjohet artisti duke kënduar vargjet: “A omël omël mu ma la, un mas teje jom tu lujt krejt jom bo për tralala”. Megjithatë, data zyrtare e lansimit të këngës nuk është bërë ende publike. (Burimi: Indeksonline)
