NEC Nijmegen është shumë afër të bëjë histori.

Skuadra holandeze, arriti të eliminonte gjigantin grek, Olympiacos duke i mposhtur me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.

Hero ishte Emre Mor, i cili shënoi golin e fitores për Nijmegenin duke i dhënë rast që të rimëkëmb veten pasi shihej si një talent që nuk arriti potencialin e tij.

Përveq tij shënoi edhe Linssen për Nijmegenin, ndërsa të vetmin për Olympiacosin e shënoi El-Kaabi.

NEC Nijmegen, në play-off do të përballet ndaj Bodo/Glimtit, ndërsa Olympiacos do të luaj në play-off të Ligës së Evropës./IndeksOnline/