Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda në ”Click” të RTV21 ka komentuar mbështetjen që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vazhdon të ketë nga një pjesë e elektoratit, duke përfshirë edhe diasporën.
Gruda tha se shumica e qytetarëve rezidentë në Kosovë, sipas tij, mendojnë se vendi nuk duhet të qeveriset nga Kurti. Ai theksoi se e respekton votën e diasporës, por pretendoi se Kurti ka arritur të ndikojë te votuesit përmes emocioneve.
“Shumica e banorëve rezidentë të Kosovës mendojnë që nuk duhet të qeveriset nga Albin Kurti. Fitoren e Albin Kurtit ia jep vota e diasporës. E respektoj atë votë, ata e shohin Kosovën me emocion. Albin Kurti ka arritur ta manipulojë atë emocion”, tha Gruda.
