Përplasje fizike mes deputeteve të Vetëvendosjes dhe AAK-së në Kuvend: Nagavci dëgjohet duke i thënë Bytyqit “Mos më prek!”
Një incident fizik ka ndodhur sot në hyrje të sallës së Kuvendit mes deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, dhe asaj të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.
Sipas raportimeve të Gazeta Express, përplasja ka nisur me shtyrje fizike mes dy deputeteve. Gjatë këtij momenti, Nagavci dëgjohet duke i thënë Bytyqit: “Mos më prek! Hiqe dorën!”
Në situatë ka ndërhyrë edhe deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, i cili i ka kërkuar deputetes Bytyqi të qetësohej.
