Edon Zhegrova vazhdon të dhurojë spektakël në fazën përgatitore me Juventusin.

Pasi shënoi gol ndaj Chelseat pak ditë më parë, ylli kosovar ishte përsëri protagonist, shkruan “Gazeta Express”.

27-vjeçari la shenjë edhe në ndeshjen miqësore ndaj Palermos në Perth të Australisë.

Juventusi e ka publikuar një video ku shihet “Messi i Kosovës” duke dhuruar spektakël.

Ish-futbollisti i Baselit e i Lillet fillimisht ia fut topin nën këmbë një kundërshtari, e më pas e kalon edhe një tjetër.

“Zhegrova duke bërë gjëra të Zhegrovës”, shkroi faqja zyrtare e Juventusit në rrjetet sociale.

Zhegrova ndërkohë nuk e di ende nëse do të vazhdojë të luajë në Juventus ose jo, ndonëse e ka bërë të qartë se dëshirë e tij është të qëndrojë në Torino. /Gazeta Express