Një mërgimtar sot në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar “pushkatimin” e Ramush Hardinajt.

Për këtë ka reaguar profesori universitar Blerim Latif, duke thënë se jeton në shtete me demokraci, rend e kulturë institcionale, pastja vjen ë Kosovë dhe bërtet që të pushkatohet kundërshtari politik i liderit të tij.

“Jeton e punon në Gjermani a në Zvicër. Në dy vende shembull për demokracinë, rendin dhe kulturën institucionale Pastaj vjen në Kosovë, hyn në Kuvend të shtetit sikur në një pazar dhe bërtet që të pushkatohet kundërshtari politik i liderit të tij. Çfarë plehu”, ka shkruar Latifi. /Gazeta Express