Juventus po shqyrton disa alternativa për përforcimin e mesfushës dhe në listë ka përfunduar edhe Marcelo Brozovic.
Mesfushori kroat aktualisht është lojtar i lirë, pas përfundimit të aventurës së tij me Al Nassr në Arabinë Saudite.
Brozovic u largua nga Inter në verën e vitit 2023, pas një periudhe të gjatë në klubin zikaltër.
Tashmë, 33-vjeçari është në kërkim të një skuadre të re dhe mund të rikthehet në Serie A, me agjentët e tij që kanë pasur kontakte me drejtuesit e Juventusit gjatë ditëve të fundit.
Bisedimet fillimisht kanë pasur në fokus çështje të tjera, por gjatë tyre Juventusit i është propozuar edhe Brozovic.
Kroati mund të transferohet pa pagesë, pasi nuk është i lidhur me asnjë klub me kontratë.
