**Drita mposht Malishevën, barazim mes Drenicës dhe Prishtinës**

Dy ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll kanë përfunduar.

Drita shënoi një fitore bindëse me rezultat 2:0 ndaj Malishevës, duke vazhduar të mbajë kryesimin në tabelën e klasifikimit. “Intelektualët” udhëheqin me 51 pikë, tri më shumë se Ballkani, i cili renditet i dyti. Në anën tjetër, Malisheva mbetet në vendin e pestë me 40 pikë.

Ndërkohë, dueli mes Drenicës dhe Prishtinës u mbyll pa fitues. Ndeshja ishte e pasur me gola, teksa përfundoi me rezultat të barabartë 2:2. Me këtë barazim, Prishtina tani ka 42 pikë në vendin e tretë, ndërsa Drenica është e parafundit në tabelë me 29 pikë.