**Gakpo drejt Tottenhamit: Marrëveshje Personale e Arritur**
E ardhmja e Cody Gakpo pritet të vazhdojë në Premier League, me shumë gjasa në Londër. Sulmuesi holandez i Liverpoolit thuhet se ka arritur një marrëveshje personale me klubin e Tottenhamit.
Sipas mediave holandeze, të cilat citohen edhe nga e përditshmja “Mirror”, Gakpo ka finalizuar kushtet personale me “Spurs”, të cilët po kërkojnë të përforcojnë vijën e sulmit pas investimeve të bëra në mbrojtje dhe mesfushë.
Bëhet e ditur se Gakpo, i cili luan kryesisht në krahun e majtë të sulmit, mund të transferohet te skuadra e drejtuar nga Ange Postecoglou për një vlerë prej 70 milionë paundësh.
Sezonin e kaluar, Gakpo luajti në 52 ndeshje me Liverpoolin, ku shënoi 9 gola dhe dha 6 asistime.
