Albion Kurtaj shënon eurogol spektakolar në fitoren e Lirisë ndaj Ferizajt
**Prizren, 23 tetor 2023** – Futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Albion Kurtaj, ka shënuar sot një eurogol spektakolar në ndeshjen kundër Ferizajt. Goli i tij i dha një avantazh të rëndësishëm skuadrës prizrenase, e cila triumfoi me rezultatin 2:1 ndaj “Ujqëve”.
Vlen të theksohet se Kurtaj ka qenë pjesë e skuadrës së Ferizajt në të kaluarën.
Gjatë afatit kalimtar të verës, futbollisti ishte pranë largimit nga Liria, por drejtuesit e klubit arritën ta bindnin të qëndronte edhe për një sezon.
(Indeksonline)
