Kamomili është një prej
bimëve mjekësore më të lashta në glob.

Kjo lule që i përngjason
diellit, është ndër më të përdourat dhe më të studiuarat nga mjekësia moderne.

Sipas studimeve mjekësore,
më shumë se një milionë filxhanë me çaj kamomili konsumohen çdo ditë në të
gjithë botën.

Kamomili është një nga
çajrat më popullorë edhe në Shqipëri.

Ai kombinohet me qumësht
apo me pak mjaltë, dhe arrin të falë qetësi mendore dhe shpirtërore.

Përveç tyre, kamomili
rekomandohet kundër stresit, për imunitet të fortë dhe për rrugët e frymëmarrjes.

Studime të ndryshme
tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e
shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Përbërësit:

1 lugë gjelle me lule të
thata kamomilit

Gjysmë luge çaji me kripë

Gjysmë luge çaji me sodë
buke

Ujë të zier.

Përdorimi:

Hidhini lulet e kamomilit
në një tenxhere me ujin e zier dhe mbajini për 15 minuta.

Më pas kullojeni ujin dhe
hiqni çdo grimcë të kamomilit.

Shtoni kripën dhe sodën e
bukës dhe përziejini mirë deri sa të treten.

Lëreni tretësirën të
ftohet dhe më pas përdoreni me një pikatore për të shpëlarë hundët dhe
shpërbërë sekrecionet që i bllokojnë ato.

Kamomili është efikas edhe
në zbutjen e simptomave të të ftohurës.

Studimet shkencore kanë
treguar se nuhatja e avullit të lëshuar nga kamomili i zier ka efekt qetësues
të simptomave të infeksioneve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Ky efikasitet i atribuohet
substancave përbërëse të kësaj bime mjekësore që luftojnë inflamacionin.

Kamomili është gjithashtu
i mirë për forcimin e imunitetit.

Sipas shkencëtarëve, këto substanca e bëjnë kamomilin të nevojshëm në periudhat e të ftohurit.