Një pjesë e madhe e
pijedashësve preferojnë verën e bardhë në çdo stinë.

Shoqëruar me ushqime që
ndryshme ajo është e pëlqyera e shumë njerëz. Epo duket se duhet të gjeni një
pije të re për të kaluar një kohë të bukur midis miqve. Vera e bardhë tashmë
duket se është një shkaktare e kancerit të lëkurës, shkruan Living.

Një studimi i Shoqatës
Amerikane për Kërkimin mbi Kancerin ka zbuluar se sa më shumë ta konsumosh, aq
më i rrezikuar je ndaj melanomës.

Sigurisht që kjo nuk
nënkupton se nëse pi verë të bardhë, prekesh automatikisht nga kanceri i
lëkurës. Ekspertët këshillojnë se duhet të tregohemi të kujdesshëm.

“Konsumimi me sasi të
duhura të alkoolit zvogëlon rrezikun për sëmundje koronare. Kështu që, si
përfitimet, ashtu edhe rreziqet e alkoolit, duhet të merren parasysh”, thotë
studimi.