Sheshi i Prishtinës është gjallëruar nga ritmet dhe energjia e DJ Gimbos, i cili ka sjellë një atmosferë të veçantë për qytetarët dhe të pranishmit.
Me muzikë, ritme të zgjedhura dhe energji pozitive, DJ Gimbo ka arritur të mbajë publikun të angazhuar, duke e kthyer sheshin plot gjallëri, shkruan Indeksonline.
Të pranishmit kanë shijuar muzikën dhe atmosferën, ndërsa performanca e DJ Gimbos ka dhënë një tjetër dimension mbrëmjes në kryeqytet.
Prishtina edhe një herë dëshmoi se di të festojë, ndërsa ritmet e DJ Gimbos i dhanë jetë sheshit./Indeksonline/
