**Vicario drejt Juventusit, Di Gregorio drejt huazimit**
Guglielmo Vicario, portieri italian, pritet të mbërrijë sot në Torino. Ai do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me Juventusin. Marrëveshja parashikon një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, duke e bërë atë pjesë të “Zonjës së Vjetër”.
Ky transferim pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e portierit tjetër të Juventusit, Michele Di Gregorio. Ky i fundit pritet të largohet në huazim deri në qershor.
Sipas raportimeve, Di Gregorio tashmë i është ofruar klubit francez Olympique Marseille. Gjithashtu, një klub tjetër jashtë Italisë ka shfaqur interesim për shërbimet e tij. Këto zhvillime konfirmohen edhe nga gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano.
