Njësia A3 e KEK-ut është ndalur përkohësisht për shkak të një defekti teknik.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” është vënë jashtë funksionit në orën 22:17 të mbrëmjes së djeshme, si masë parandaluese pas konstatimit të një defekti teknik.
Ndalimi i kontrolluar i njësisë u bë me qëllim shmangien e dëmtimit të mëtejshëm të pajisjeve, bëri të ditur KEK.
Aktualisht, ekipet profesionale të KEK-ut po punojnë intensivisht për sanimin e defektit. Kjo njësi pritet të rikthehet në operim pas përfundimit të ndërhyrjeve të nevojshme dhe verifikimit të plotë të kushteve të sigurta për funksionim.
