Flick: “Kemi transferuar numrin 6 më të mirë në botë”

Transferimi i mesfushorit Rodri te Barcelona po cilësohet si një nga blerjet më të mëdha të kësaj merkatoje verore.

Mesfushori spanjoll vjen nga Manchester City, pas paraqitjeve mbresëlënëse si me klubin ashtu edhe me Kombëtaren e Spanjës, me të cilën fitoi Ligën e Kombeve.

Rreth këtij transferimi ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i cili u shpreh entuziast për ardhjen e Rodrit.

“Me Rodrin, kemi nënshkruar me numrin 6 më të mirë në botë. Ai mund të na ndihmojë shumë dhe është fantastike ta kemi në ekip,” u shpreh Flick.