Simeone sqaron situatën e Julian Alvarezit dhe të ardhmen e tij
Diego Simeone ka reaguar lidhur me situatën e Julian Alvarezit, duke theksuar se deklarata e pronarit të klubit ka qartësuar plotësisht qëndrimin mbi të ardhmen e sulmuesit argjentinas.
Trajneri i Atletico Madridit u shpreh se, nëse pronari i klubit ka folur në mënyrë kaq kategorike, atëherë çdo hapësirë për diskutime të mëtejshme është mbyllur.
“Nëse pronari i klubit ka folur kaq kategorikisht, atëherë nuk ka më asgjë për të thënë. Është si kur shkon në gjykatë, kaq është, nuk ka më asgjë për të shtuar”, deklaroi Simeone, duke përdorur një shprehje metaforike për t’i dhënë fund çdo polemike.
Lidhur me gjendjen aktuale të Alvarezit, tekniku argjentinas bëri të ditur se klubi po kujdeset si për aspektin personal, ashtu edhe për atë sportiv të lojtarit. Ai pranoi se Alvarez nuk është në gjendjen optimale për të luajtur në ndeshjen e radhës.
/Indeksonline/
