Publikohen Çmimet e Reja të Karburanteve: Nafta arrin në 1.77 Euro për Litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat janë në fuqi duke nisur nga dita e sotme.

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi i një litri naftë është përcaktuar në 1.77 euro. Benzina do të shitet me 1.49 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit (LPG) është 0.62 euro për litër.

Këto çmime do të mbeten të vlefshme për treg gjatë gjithë ditës së sotme.