Ish-presidenti amerikan Bill Clinton feston sot 80-vjetorin e lindjes. I lindur më 19 gusht 1946 në Arkansas, Clinton shërbeu si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai ka vazhduar angazhimin e tij publik përmes Fondacionit Clinton, duke u fokusuar tek shëndeti publik, zhvillimi ekonomik dhe çështjet globale.
Për shqiptarët e Kosovës, emri i Bill Clinton mbetet thellësisht i gdhendur në kujtesë. Kontributi dhe vendosmëria e tij në vitin 1999, për t’i dhënë fund represionit ndaj popullit të Kosovës, do të kujtohen me mirënjohje të thellë brez pas brezi.
