Rritje e çmimeve të derivateve: Njoftohen vlerat për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë publik çmimet e reja të derivateve, të cilat do të aplikohen duke filluar nga dita e sotme.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, çmimi i naftës është vendosur në 1.79 euro për litër. Benzina do të shitet me 1.51 euro për litër, ndërsa gazi do të ketë çmimin prej 0.62 euro për litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi në orën 10:00.