**Lipjan: Grua plagoset nga plumb vagant, dërgohet në QKUK**
Një grua ka mbetur e plagosur në Lipjan nga një plumb vagant. Ngjarja ndodhi më 20 gusht 2026, rreth orës 21:00.
Viktima, një shtetase kosovare, u godit në trup dhe u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke e cilësuar atë si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”. Sipas njoftimit zyrtar, gruaja është qëlluar në trup nga plumbi i humbur dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
