Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Borovë të Leshakut, ku hajdutë të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Ngjarja, sipas raportimeve të policisë, ka ndodhur të enjten.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri tani, nuk janë bërë publike detaje mbi vlerën e saktë të dëmit të shkaktuar.
