Milani dhe tifozët e saj janë tronditur nga humbja e madhe e Franco Baresit.
Legjenda italiane, ndërroi jetë më 31 korrik të këtij viti pas një sëmundje të shkurtër që kishte pasur.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, “Rossonerët” i bënë një nderim emocionues mbrojtësit legjendar duke e vendosur në fanellë numrin e tij ikonik, 6 me mbishkrimin “Përgjithmonë”.
Milani, pritet që ta debutojë këtë fanellë në ndeshjen e nesërme ndaj Torinos./IndeksOnline/
